Emiriana Sako, foto arkiv

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi gjobën 93 000 lekë ndaj kryebashkiakes së Durrësit, Emiriana Sako

6 Mars, 11:08| Përditesimi: 6 Mars, 11:10

  • Share

Tirane-  Kolegji Zgjedhor vendosi sot me shumicë votash të pushojë çështjen e ankimimit të kryetares së bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, duke lënë në fuqi gjobën prej 93 000 lekësh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kishte vendosur asaj.

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Sako kishte kërkuar nga Kolegji Zgjedhor shfuqizimin e vendimin e KQZ, të konfirmuar edhe më tej edhe nga KAS për gjobën 93 000 lekë në ngarkim të saj. Në vendimin e publikuar nga trupi gjykues i Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, i përbërë nga gjyqtarët: Edlira Petri (relatore); Manjola Xhaxho (anëtare); Esmeralda Xhili (anëtare); Sokol Ibi (anëtar); Alma Kolgjoka (anëtare), theksohet se vendimi është marrë me shumicë votash dhe nuk lejohet ankimin ndaj tij.

Gjoba e vendosur fillimisht nga KQZ dhe e lënë në fuqi nga KAS, mbështetet tek neni 173, pika 5 e Kodit Zgjedhor: “Pranimi i fondeve private më vlerë më të madhe se 50 mijë lekë përmes formave të tjera, të ndryshme nga kalimi në llogarinë bankare, dënohet me një gjobë të barabartë me shumën e dhuruar dhe në kalimin e fondeve të marra për llogari të KQZ-së”.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?