Kolegji i Europës në Tiranë, qeveria do financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë

17 Janar, 12:43| Përditesimi: 17 Janar, 13:37

  • Share

TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar sot marrëveshjen që i hapi rrugë sot ngritjes së Kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë, me miratimin e marrëveshjes së nënshkruar në qershor të vitit të kaluar mes Ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe rektores së Kolegjit Evropian Federica Mogherini. 

Ky është i pari kampus që hap dyert jashtë një vendi të Bashkimit Europian, ndërsa ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu tha për mediat se qeveria shqiptare do të financojë 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë.

Manastirliu u shpreh se ky Kolegj do jetë një mundësi e madhe jo vetëm për të rinjtë në Shqipëri, por edhe ata në vendet e rajonit. Sipas saj, kjo marrëveshje paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për Shqipërinë për të rritur prezencën e saj në arsimin ndërkombëtar dhe për të forcuar më tej integrimit e programeve studimore me vendet anëtare të BE-së.

"Kemi miratuar marrëveshjen që bën të mundur hapjen e degës së Kolegjit të Europës në Tiranë. Do jetë i treti pas Bryzhit dhe Natolinit. Do i hapë studimet në këtë vit akademik. Qeveria është e angazhuar që përmes kësaj marrëveshje të iniciojë aspektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e kampusit të Kolegjit të  Europës, financon 5 bursa vjetore për studentët shqiptarë. Për herë të parë një filial i një universiteti prestigjioz hap degë në Shqipëri. Kampusi i Kolegjit të Europës do sjellë standardet të njëjta, duke u bërë vendi i tretë që hap këtë degë. Është një mundësi e madhe për studentët të rinjtë, por edhe ata të rajonit. Aplikimet për ciklin e studimeve 4024-2025 janë realizuar", tha Manastirliu. 

Kampusi i Kolegjit të Evropës në Tiranë do të ofrojë një program akademik të në standarde evropiane për studentët dhe profesionistët nga Shqipëria,  rajoni i Ballkanit Perëndimor, Bashkimi Evropian, dhe më gjerë dhe do të hapë ciklin e studimeve duke filluar nga ky vit akademik. 

Ai u përurua më 16 tetor, ditën që në Tiranë u mbajt edhe samiti i Procesit të Berlinit, ku e pranishme ishte edhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen. Ky kampus jo vetëm ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona, por krijon edhe mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.

Ora 13:00
Ministrja e Arsimit i përgjigjet Luiza Gegës: Të kemi mbështetur gjithmonë, ke marrë 13 shpërblime në 2 vitet e fundit

Pas akuzave të Luiza Gegës se i janë mohuar disa shpërblime, ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu tha pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se kampionia e Europës është mbështetur gjithmonë.

Ministrja tha se atletja në dy vitet e fundit ka marrë 13 shpërblime në 10 gara ndërkombëtare dhe se do vijojnë ta mbështesin.

“Qeveria shqiptare dhe ministria është e angazhuar në mbështetjen e sportistëve elitarë, e kemi treguar jo vetëm për kampionin tonë, mbështetjen sa i takon sistemit të shpërblimeve të miratuara. Përtej shpërblimeve, sportistët janë edhe të mbështetur nga aspektet në ligjin e sportit, por edhe mbështetje direkte në trupat e FA. Do e mbështesim në garat ku ka patur arritje të larta. Gjatë vitit 2022-2023, 13 shpërblime. Do e vlerësojmë, siç e kemi vlerësuar gjithmonë”, tha ministrja.

Sipas Gegës shpërblimet nuk janë dhënë, pasi nuk ka patur kontrolle dopingu, ndërsa gjithsesi ato janë njohur nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?