Kolegët trajner të Vllaznisë përfundojnë në prokurori, akuza dhe kundër akuza: Detyruan volejbollistet të më kërkojnë largimin

20 Qershor 2020, 16:44| Përditesimi: 20 Qershor 2020, 17:47

  • Share

Ardian Mikopoli, tashmë një ish-trajner i volejbollit për femra, ndihet i tradhëtuar nga miqtë dhe kolegët e tij. Ai rrëfeu sot para kamerave duke bërë publike historinë e tij se miqtë-kolegë thurrën një komlot për ta larguar nga puna duke shfrytëzuar mungesën e tij prej vetëm 7 ditësh në stërvitje. Çështje që tashmë ka përfunduar në dyert e prokurorisë së shkodrës. Kolegu i tij trajner dhe drejtori sportive sipas Mikopolit detyruan edhe vajzat sportiste të klubit Vllaznia që të firmosnin një peticion për largimin e tij nga puna.

"Nga ajo ditë kur vajzat kanë firmosur atë shkresë, unë kam vendosur se nuk do të jem më pjesë e trajnimit në Bashki, por do të jem pjesë e fortë e tregimeve të forta institucionale dhe do ta çoj deri në fund të drejtën time. Por unë nuk pranoj që vajzat të kapen forcërisht dhe të detyrohen të dalin e të firmosin, në një kohë që ata më shkruajnë të kundërtën dhe po jua bëj prezent mesazhin që më dërgon njëra prej tyre,"-u shpreh fillimisht Mikopoli.

Sipas ish trajnerit po bëhet një padrejtesi duke qënë se mungoi vetëm pak ditë në stërvitje. Ardian Mikopoli tha se kolegu i tij ka munguar për muaj të tërë

“Komisioni Disiplinor i ngritur për këto probleme ka vendosur që unë të paralajmërohem për shkarkim nga detyra, sepse gjoja kam munguar 7 ditë në stërvitje. Një vërejtje që nuk është e drejtë mendoj unë sepse prej datës 7 janar nuk kam munguar as edhe një ditë në stërvitje. Kam takuar edhe kryetaren e Bashkisë pasi fillova të kisha këto probleme. Më dukej absurde, kur unë dënohesha ngaqë nuk kisha dalë 7 ditë në stërvitje, ndërkohë që kolegu im, z. Besnik Lisha që nga shtatori deri në dhjetor të 2019 ka munguar në stërvitje,”-deklaroi më tej Mikopoli.

Ndërkohë kjo është gjysma e histories, pasi personat e akuzuar nga Ardian Mikopoli nuk kanë folur ende për këtë histori që tashmë po luhet larg fushës së volejbollit, dhe topin e kanë gjykatësi, prokurori e avokatët.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?