Foto ilustruese

Sociale

Kolaudimi tashmë do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit, Blendi Gonxhja: S'ka më abuzime! Frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të amortizuara

5 Nëntor 2021, 11:32| Përditesimi: 5 Nëntor 2021, 11:44

  • Share

Kontrolli teknik i automjeteve, tashmë do të zbulojë edhe shifrat reale të kilometrazhit, duke i dhënë fund abuzimeve të shumta që bëhen në këtë aspekt. Kjo u bë me dije nga Drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili shkruan se nëpërmjet kësaj do të frenohet edhe hyrja në vend e mjeteve të tejamortizuara.

 “Leximi i odometrit tashmë përfshihet në Certifikatën e Kontrollit Teknik të mjeteve rrugore! Kilometrazhi në momentin e kolaudimit, verifikimi me fishë për mjetet me të dhëna digjitale dhe skanimi i kroskotit janë sot pjesë pa pagesë e shërbimit! Kjo risi sjell dokumentimin e kilometrazhit, dekurajimin e spekullimeve në treg, nxitjen e mbajtjes së librave të shërbimit (nga autoriparues të ligjshëm) dhe mbrojtjen e konsumatorit, blerësit, sikurse frenojmë hyrjen në vend të mjeteve të tejamortizuara", thotë Gonxhja.

Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real. Ndërkohë, nga janari i vitit që vjen, në certifikatën e kolaudimit, do të ketë edhe format historiku kilometrazhi”

"DPSHTRR përmes sistemeve të reja mbi verifikimin e mjeteve rezervon të drejtën të gjejë dhe nxjerrë kilometrazhin e vërtetë për mjetet rrugore të importuara, me kilometra, nëse ka mospërputhje me statusin e tyre në kolaudimin e parë në Shqipëri, sikurse të kërkojë nga homologët e huaj informacion në kohë reale mbi statusin më të fundit të odometrit! Mjeteve rrugore që rezultojnë me ulje kilometrazhi do t’u shënohet në certifikatën e kolaudimit statusi real! Nga janari 2022 në Certifikatën e Kolaudimit do të kemi edhe format historiku kilometrazhi”, shton Gonxhja.

Komento

Komente

  • me8klase: 22/11/2021 10:22

    1. Kontrollin per kilometrat ta beje qe ne momentin e zhdoganimit...mos ta haje populli por ato qe duan te bejne mashtrime. 2. Ul ne tarife fikse 0% per makinat elektrike me qellim qe tregu te gradualisht te orientohet per makina Green.

    Përgjigju
  • tirona: 20/11/2021 16:44

    Bol na bere reklama o blend se e kemi pare punen tende kur u hap diga dhe u permbyt tirana dhe u largove nga zv. Kryetari bashkise

    Përgjigju
  • mondi: 05/11/2021 23:35

    o gonxhe qe su bere dote trendafil.me ate surrat qe ke dukesh sikur ke bere 1.000.001KM ne rruge te keqe.kete rradhe do vesh gjoba te tjera sje ngop me lek.

    Përgjigju
  • Fshati: 05/11/2021 13:22

    Ulja e numrit te kilometrave per mjetet, perzierja e qumeshtit me uje, modifikimi i peshores, e shume genjeshtra e mashtrime te tilla nuk mund te shduken lehte ne Shqiperie.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?