Mbrojtësi i Romës Evan Ndicka

Kolapsi i mbrojtësit të Romës, s’ishte atak në zemër! Sot mund të lërë spitalin

15 Prill, 12:59| Përditesimi: 15 Prill, 13:01

  • Share

Sfida mes Udinese-s dhe Romës nuk pati fitues, por u luajt deri në minutën e 71 kur u ndërpre me rezultatin 1-1 për shkak të një emergjence shëndetësore.

Mbrojtësi i verdhekuqve Ndicka humbi ndienjat në fushë, duke frikësuar shumë këdo që po ndiqte lojën, por falë ndërhyrjes së mjekësve la fushën duke përshendetur të pranishmit. Ai kaloi natën në spital ku u viztua nga trajneri De Rossi dhe kapiten Pellegrini, ndërsa këtë të fundit dhe vetë klubi i Romës njoftuan se tani nuk ka asnjë rrezik.

Mediat italiane thonë se mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë nuk ka pësuar sulm në zemër, ndaj për të gjetur shkakun do bëhen analiza të detajuara. Megjithatë deri në mbremje ai pritet të lërë spitalin dhe më pas do qëndrojë në pritje, për të kuptuar nëse ka diçka që nuk e lejon më të luajë apo jo.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?