Kokalari në ‘Real Story’: Opozita e përçarë s’e mund Ramën në 2025, të dalim të bashkuar! S’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë për fatet e vendit

22 Qershor 2023, 22:37| Përditesimi: 22 Qershor 2023, 22:57

  • Share

 

Nëse do që të jetë konkurruese në zgjedhjet e 2025, Evi Kokalari thotë se opozita duhet të dalë në një forcë të vetme, ndryshe nuk do ta mundë dot Edi Ramën. E ftuar në Report Tv, Kokalari tha për gazetarin Sokol Balla se nuk mund të lenë që egoja e Sali Berishës të vendosë fatet e këtij vendi, pasi në situatën në të cilën ndodhet opozita më i fituara do të dalë kryeministri Edi Rama.

"Do doja ta shihja PD ta bashkuar. Ideale për mua nuk do ishte që të kisha partinë konservatore dhe ta luftoja. Nuk është se kam dëshirë, unë mund të dal dhe t’i bashkoj fare mirë, mund të ishte edhe zgjidhje më e mirë. Elektorati gri është fokusi im. Dua të tërheq fakultetet gjimnazet. Momentalisht jam në një lëvizje politike, që mund të kthehet ë parti. Në 2025 nëse jemi të ndare si jemi sot, nuk do fitonim kurrë. Opozita duhet të forcohet në një të vetme. Në 2025, ne se fitojmë dot. Në këtë gjendje jo. Më i kënaquri është Edi Rama dhe PS. Këtu do ketë shumë probleme, se do kemi ego në mes. Nuk, mund ta lëmë më egon e dikujt të vendosë fatet e këtij vendi", tha Kokalari në Report Tv.

Kujtojmë që Evi Kokalari ka prezantuar lëvizjen e saj të re politike ‘Konservatorët’.


Lajmi kryesor:

Kokalari: Opozita nuk e mund Ramën në 2025, s’mund të lëmë egon e Berishës të vendosë fatet e vendit! Basha të fitojë luftën përballë tij


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?