Gjatë kontrolleve të anijes

Kokainë në anijen me qymyr nga Kolumbia, përfundon kontrolli! U sekuestruan 59 kg drogë! Asnjë në pranga

21 Maj 2022, 12:45| Përditesimi: 21 Maj 2022, 12:53

  • Share

59 kilogramë drogë ka rezultuar se ka pasur në anijen që vinte me qymyr nga Kolumbia dhe që u ndalua të martën në Portin e Durrësit. Deri tani nuk ka asnjë i arrestuar, ekuipazhi i anijes u mor në pyetje dhe u la i lirë. Qymyri ishte porositur nga një kompani turke që operon në Shqipëri. Kontrolli është bërë edhe me polumbarë dhe pajisje lokalizuese për kokaine e qen antidroge.

ReportTv mësoi më herët se informacionet për praninë e drogës në anije janë përcjellë nga DEA amerikane zyra kundër drogës, ndërsa pritet që brenda ditës së nesërme të ketë edhe një njoftim zyrtar për ecurinë e operacionit.

Prej 16 Majit, kur kanë kaluar 48 orë ende nuk ka asnjë person të arrestuar, anija është sekuestruar, ndërsa stafit të anijes i është ndaluar largimi nga Shqipëria. Burime nga grupi hetimor bënë me dije se pjesa më e madhe e qymyrgurit që ndodhej në bordin e anijes siç dhe shihet në foto, ishte porositur nga një kompani shqiptare që operon në biznesin e kromit.

Kokaina u gjet në hambarin e anijes "Unistream" me flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Ajo ishte e ndarë në 53 pako, në 2 çanta dhe deri më tani bëhet fjalë për 59 kg. Policia bëri kontroll me qen antidrogë, por nuk e pikasën kokainën, për pasojë deri tani është kontrolluar 80% e qymyrit.

Kjo nuk është hera e parë që kapet drogë në Portin e Durrësit. Hera e fundi ishte vetëm pak javë më parë, më konkretisht në 5 prill 1 kg heroinë, teksa ndër sasitë më të mëdha ka qenë ajo në janar ku u kapën 119 kg kokainë të ngarkuara me kamionët me banane.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/05/2022 01:34

    Duhet te kishin arrestuar ekuipazhin,droga me siguri eshte fshehur prej ndonjerit prej tyre,por tani bejne //te paditurin//.Mire do te ishte qe info.t'ju dergohej dhe vendeve te origjines se ekuipazhit.Org.e policise e drejtesise atje dine vete pastaj si t'i zberthejne keta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?