Foto ilustruese

Lifestyle

Kohë covidiane dhe festa, ide argëtuese për të kaluar Halloween-in në shtëpi me familjen

31 Tetor 2021, 15:59| Përditesimi: 31 Tetor 2021, 16:00

  • Share

Ndërsa jemi të përfshirë nga një valë e pandemisë së COVID-19, dhe jeta jonë ka ndryshuar rrënjësisht prej shfaqjes së virusit, duhet të gjejmë mënyra alternative për të festuar ditët e rëndësishme të vitit në shtëpi, si ajo e Halloween-it.

Si mund të argëtoheni në shtëpi sonte, në natën e Halloween-it?

  • Një “maratonë filmash”

Mblidhuni rreth televizorit, merrni snack-un tuaj të preferuar dhe shikoni filmat që “Rep-pop” ka zgjedhur të sugjerojë për ju. Nëse doni diçka relaksuese mund të zgjidhni “Coco”, nëse doni adrenalinë atëherë “It” për ju!

  • Party me kostume në Zoom

Zoom, tashmë është bërë pjesë e jetës sonë, si për punë ashtu edhe për të mbajtur kontakt me njerëzit e dashur. Ndaj nëse keni ide për një kostum të lezetshëm, është dita për t’ia treguar miqve tuaj përmes kamerës.

  • Krijoni kungullin tuaj të lezetshëm!

Kur mendojmë për Halloween-in, automatikisht na vjen në mendje edhe një kungull, ai tashmë është një simbol i kësaj feste. Nëse doni të argëtoheni sot dhe të bëni diçka ndryshe, dekoroni kungullin tuaj! Me ngjyra, drita dhe aksesorë të ndryshëm, ju mund t’i jepni një pamje të veçantë kungujve në shtëpi dhe të ndjeni atmosferën e Halloween.

  • Ëmbëlsirat janë gjithmonë një ide e mirë për festa!

Nëse ju pëlqen gatimi dhe dashuroni ëmbëlsirat, atëherë ja ku gjetët një tjetër aktivitet të “shijshëm” për sonte. Vishni përparësen e kuzhinës dhe përveshni mëngët ka me qindra ëmbëlsira, të cilat mund t’i krijoni me fëmijët tuaj dhe t’i shijoni familjarisht.

  • Gjueti me temë Halloween-in

Një lojë do të ishte argëtuese për një ditë si kjo, ndaj ajo e gjuetisë brenda në shtëpi do të ishte një zgjidhje perfekte. Krijoni “hartën” tuaj të gjuetisë, përfshini lodra të ndryshme të cilat kanë lidhje me këtë ditë dhe sigurisht... mos harroni një çmim!

Këto ishin disa prej ideve që nëse po e kaloni Halloween-in në shtëpi do të ishte interesante t’i provonit!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?