Trajnimi mbi Kodin e Etikës së Prokurorit

Kronikë

Kodi i etikës së prokurorëve, Ambasada Amerikane: Mbështesim KLP, rregullat e etikës thelbësor në forcimin e besimit të publikut

26 Qershor 2021, 13:56| Përditesimi: 26 Qershor 2021, 14:00

  • Share

Ambasada Amerikane ka shprehur mbështetjen ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes së prokurorëve. Me një postim në faqen zyrtare në Facebook të Ambasadës së SHBA, shkruhet se rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale.

"Ambasada Amerikane mbështet Këshillin e Lartë të Prokurorisë në vendosjen e standardeve etike dhe rregullave të sjelljes për prokurorët si një nga përparësitë e KLP-së për vitin 2021. Këshilltarja Rezidente Ligjore e OPDAT, Michelle Lakomy, drejtoi diskutimet me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe këshilltarët ligjorë mbi standardet etike ndërkombëtare për prokurorët. Rregullat e etikës do të udhëheqin sjelljen e prokurorëve, brenda dhe jashtë detyrës, dhe do të jenë një mjet thelbësor në forcimin e besimit të publikut në sistemin e ndjekjes penale", shkruhet në postim.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në bashkëpunim me Zyrën Tejoqeanike të Zhvillimit, Asistencës dhe Trajnimit Prokurorial (OPDAT) organizuan dje në qytetin e Durrësit një trajnim mbi Kodin e Etikës së Prokurorit.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi, u shpreh se Miratimi i Kodit të Etikës dhe caktimi në detyrë të Këshilltarit të Etikës janë prioritete të këtij institucioni për muajt në vijim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?