Vendoret/ Meta dhe Berisha kërkuan numërues në të gjithë vendin, KAS i rrëzon: Anëtarin e 4-të të KZAZ do e ndajë me PDIU

2 Maj 2023, 10:56| Përditesimi: 2 Maj 2023, 15:00

  • Share

TIRANË- Kërkesa e Ilir Metës për të patur numërues në të gjitha KZAZ-të e vendit për zgjedhjet vendore është rrëzuar nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Anëtarët e KAS vendosën me shumicë votash, 3-1 që të lërë në fuqi vendimin e Ilirjan Celibashit që anëtari i katërt në KZAZ të ndahet mes Partisë së Lirisë dhe PDIU-së, që do të kenë secila numërues vetëm në gjysmën e vendit.

Sipas ligjit, nga 4 anëtarë, 2 numërues i përkasin PS-së dhe 1 PD-së. Ndërkohë, sipas shortit që u hodh në KQZ pak ditë më parë, Koalicioni Meta-Berisha do të ketë numërues të votave për zgjedhjet e 14 majit vetëm në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjitha KZAZ-të e vendit. Ndërsa, Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet në tavolinat me numër çift.

Partia e Lirisë kishte ankimuar në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve vendimin e KQZ për ndarjen e anëtarin e katërt e KZAZ-së mes Partisë së Lirisë dhe Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, por kërkesa u rrëzua, duke lënë kështu koalicionin Berisha-Meta pa anëtarë në gjysmat e KZAZ-ve të vendit.

Ora 14:23
KAS rrëzon kërkesën e koalicionit Berisha-Meta, lihet në fuqi vendimi i KQZ! Do kenë numërues votash vetëm në gjysmat e KZAZ-ve

 

KAS ka rrëzuar kërkesën e koalicionit Berisha-Meta për të patur numërues të votave në të gjithë Shqipërinë. Në mbledhjen e sotme ka lënë në fuqi vendimin e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashit për t’i lënë vetëm gjysmën e KZAZ-ve të vendit.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?