Koalicioni Meta-Berisha/ Beqiri: Do kenë humbje katastrofale, qytetarët do u japin goditjen përfundimtare! Musai: Duhet klasë e re politike

28 Tetor 2022, 18:09| Përditesimi: 28 Tetor 2022, 18:59

  • Share

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri ka thënë se zgjedhjet e 14 majit 2023, do të jenë një “shuplakë” për koalicionin Meta-Berisha. Në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Beqiri tha se kjo do jetë një mesazh për dyshen që sipas tij po punojnë vetëm për të ruajtur “kokën” e tyre.

“Do jetë humbja katastrofale, Berisha Meta do jetë goditja që do i jepet përfundimisht, për t’i thënë që ndjenjët dhunshëm, vetë për të ruajtur kokën tuaj nga ndërkombëtarët e nga populli, tani ikni”, tha Beqiri.

Këtë koalicion, ai e ka cilësuar i marrëveshje prej halli përballë një “qeverisje prej qejfi”, duke theksuar se ka lënduar më së shumti demokratët.

“Marrëveshja e hallit të madh. Krahu tjetër në qeverisja do e konsideroja si një grupim që është i qejfit të madh. Ata po bëjnë qejf, se nuk ka opozitë vendi dhe duket pasur një opozitë të hallit të madh, që i ndërton marrëveshjet, sit ë shpëtojnë kokat e veta, lëndohen demokratët me këtë marrëveshje se kur kanë dëgjuar atë fjalor që ka qenë i tmerrshëm “Ilir Flori” e me radhë, dhe fyerje dhe pastaj vjen një ditë që për të ruajtur kokën tënde t’i bashkohesh me të, demokratët janë të lënduar. Koalicion i dështuar, nuk i shërben vendit, duhet një klasë e re politike”, shtoi Beqiri në Report Tv.

Ai ka vijuar edhe më tej duke thënë se kur kjo dyshe të largohet nga politika e pjesë e saj të jenë emra të rinj, atëherë do të frenohet largimi i shqiptarëve nga vendi.

"Kur të preken këto 2 koka, atëherë shqiptarët nuk do ikin më”, shtoi avokati.

Për një klasë të re politike, ka qenë i mendimi edhe Engjëll Musai, Drejtor “Gazeta Telegraf”, e ndërsa ndalur te fjalori i përdorur nga aktorët politik, e më specifikisht nga Meta, është një tregues i thjeshtë që politika në Shqipëri nuk ka moral.

“Politika shqiptare nuk ka moral dhe pot ë ishte një drejtësi e pavarur dhe e paanshme, atëherë do hapej vend edhe. Duhet të marrë fund pandëshkueshmëria. Çdo vend që ka një opozitë të blerë, ai vend është drejt shkatërrimit total”, përfundoi Musai në Report Tv.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?