Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Kronikë

Koalicioni kundër ISIS, Xhaçka: Lufta ndaj ekstremizmit të dhunshëm, prioritet i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit

28 Qershor 2021, 19:12| Përditesimi: 28 Qershor 2021, 19:17

  • Share

TIRANË- Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Takimin e Ministrave të Jashtëm të Koalicionit Global për shkatërrimin e ISIS (D-ISIS), që u mbajt sot në Romë, nën bashkë-kryesimin e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Ministrisë së Jashtme të Italisë. Në fjalën e saj, ajo evidentoi rolin, angazhimin dhe kontributin pro aktiv që Shqipëria jep në kuadër të forcimit të paqes dhe sigurisë në botë si dhe nxitjes së bashkëpunimit dhe zhvillimit.

“Vendi ynë e ka luftën ekstremizmit të dhunshëm një ndër prioritetet tona gjatë anëtarësisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023”, tha ministrja Xhaçka.

Xhaçka rikonfirmoi mbështetjen dhe angazhimin e Shqipërisë në rindërtimin e paqes në zonat e konfliktit.

Përfaqësues të lartë të 73 vendeve anëtare në Koalicion shprehën angazhim të mëtejshëm, që, në bashkëpunim të ngushtë me Kombet e Bashkuara dhe me organizata e partnerë të tjerë ndërkombëtarë, të vazhdojnë rritjen e kontributeve humanitare dhe mbështetjen financiare, me qëllim forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në zonat e çliruara dhe parandalimit të ringjalljes së ISIS. Në deklaratën e përbashkët të miratuar sot, u bëhet thirrje partnerëve në Koalicion që të jenë vigjilentë e të punojnë së bashku ndaj çdo forme të shfaqjes së rrezikut terrorist, në çdo rajon të botës, në zbatim të plotë të së drejtës ndërkombëtare.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?