Armando Broja

Klubi tjetër i Premier League ofron 20 milionë euro për Armando Brojën

9 Prill, 19:34| Përditesimi: 9 Prill, 19:35

  • Share

Armando Broja nuk po kalon minuta të qeta te Fulham, për shkak se trajneri Marco Silva nuk po i beson minuta dhe për më tepër që në tre nga katër ndeshjet e fundit i ka ndjekur nga tribuna.

Për "Talks Chelsea" gazetari Ben Jacobs ka thënë se për 22-vjeçarin e Kombëtares është në garë Crystal Palace. Skuadra tjetër e Londrës dëshiron shqiptarin në verë, por për jo më shumë se 20 milionë euro.

Një zbritje e shpejtë e vlerës së Brojës, kjo edhe për faktin se Palace po bazohet në minutat e pakta që sulmuesi ka marrë këtë sezon.

Nëse kthehemi në kohë disa muaj para, Chelsea nuk pranonte më pak se 45-50 milionë euro për të, por huazimi te Fulham duket se do i kushtojë shumë shqiptarit deri në gjetjen e formës së duhur.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?