Klubi i Superiores kërkesë zyrtare FSHF-së: Ndaloni kampionatin, rrezikohet jeta e futbollistëve

12 Mars 2020, 11:55| Përditesimi: 12 Mars 2020, 11:58

  • Share

Klubi i Laçit i ka kërkuar zyrtarisht FSHF-së që të ndërpresë kampionatin. Këta të fundit për shkak të situatës së koronavirusit në vend kanë marrë masa duke lejuar që ndeshjet të zhvillohen pa tifozë, por sipas Laçit kjo masë nuk është e mjaftueshme. Ata i bëjnë thirrje edhe klubeve të tjera që ti bashkohen kësaj kërkese.

Postimi i klubit të Laçit:

Të ndodhur në një situatë të vështirë prej COVID-19, të gjithë e kanë parë se si shumë shtete të zhvilluara kanë pezulluar çdo lloj aktiviteti sportiv. KF Laçi kërkon publikisht nga Federata Shqiptare e Futbollit që ta marrë seriozisht gjithçka po ndodh anembanë botës dhe të merret në konsideratë pezullimi i futbollit edhe në vendin tonë.

Është shumë e rëndësishme që të mbrojmë futbollistët dhe stafin, të gjithë ata që duhet të bëjnë një punë të përditshme për të qenë gati për ndeshje. Kjo e rrit mundësinë që edhe futbollistët të preken nga Coronavirusi. Udhëzimet janë të qarta: “Qëndroni në shtëpi”. Këtë nuk mund ta bëjnë ata që merren me futboll në vendin tonë.

Arsyet pse duhet ndalim janë të shumta, duke nisur nga shëndeti. Ai është i pari dhe bota e sportit duhet të përcjellë mesazhe ndaj popullatës.
Së dyti, para, gjatë dhe pas ndeshjes është e paevitueshme kontakti fizik mes 22 sportistëve qe ndodhen në fushë .

Së treti , po nëse ndodh që ndonjë futbollist të preket nga Coronavirusi? Kështu do jepnim kontribut negativ në përhapjen e këtij virusi, që për momentin ka nënshtruar botën dhe ka shkaktuar me mijëra viktima.
Mund të gjenden me dhjetëra arsye se pse edhe në Shqipëri do të duhet ta ndalojmë futbollin, ndaj edhe njëherë i bëjmë thirrje FSHF-së që ta mendojë diçka të tillë, sikurse u kërkojmë edhe klubeve të tjera të mbajnë një qëndrim dhe bashkërisht të marrim vendimin e duhur për shëndetin e futbollistëve, stafeve teknike dhe mjekësore, si dhe të drejtuesve të klubeve e zyrtarëve të ndeshjeve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?