Shkodran Mustafi

Klubi i Serie A sfidë të hapur Vllaznisë, nis kontaktet me Shkodran Mustafin! Në mes janë 1 milionë euro

6 Shkurt, 17:09| Përditesimi: 6 Shkurt, 17:10

  • Share

Klubi i Serie A, Salernitana është në gjurmët e Shkodran Mustafit. Mediet në Itali njoftojnë se ekipi nga Salerno kërkon të nënshkruajë me shqiptarin. Tanimë drejtori sportiv Ualter Sabatini ka kontaktuar me 31-vjeçarin dhe pritet që Mustafi të marrë një vendim për të ardhmen.

Aktualisht një lojtar i lirë dhe jo në aktivitet prej verës së shkuar, Mustafi ishte dëshirë edhe e Vllaznisë në Superligë. I ati i tij, njëherazi edhe agjenti i mbrojtësit, vizitoi Shkodrën ditë më parë dhe foli me trajnerin Qatip Osmani dhe presidentin Xhaferi.

Vetë ky i fundit konfirmoi dëshirën për ta pasur Mustafin në ekip, por vështirë se ish-i i Arsenalit apo Valencias do vijojë karrierën në Shqipëri duke refuzuar rikthimin në Itali, ku më parë ishte pjesë e Sampdorias.

Mustafi tundohet nga ideja për të luajtur në Itali dhe për t'u ribashkuar me ish-bashkëlojtarin e Gjermanisë, Jerome Boateng. Paga për lojtarin ka të ngjarë të jetë një mollë sherri, me mbrojtësin që kërkon të fitojë 1 milionë euro në sezon në Salerno.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?