Salernitana

Skuadra e Serie A hedh në gjyq futbollistin e saj, kërkon 20 milionë euro dëmshpërblim

13 Mars, 20:28| Përditesimi: 13 Mars, 20:47

  • Share

Klubi i Serisë A, Salernitana, ka hedhur në gjyq sulmuesin e saj Boulaye Dia, me akuzën e prishjes se imazhit të klubit dhe uljes së reputacionit.

Senegalezi ishte thirrur nga trajneri i tij Fabio Liverani, për tetë minutat e fundit të ndeshjes kundër Udineses, por ai nuk donte të ndihmonte ekipin dhe përfundoi duke refuzuar të luante.

Sipas Sky Sport, Salernitana do t’i kërkojë gjykatës italiane një dëmshpërblim prej 20 milionë eurosh nga Boulaye Dia, për refuzimin e hyrjes në fushë.

Klubi vendosi të marrë masa ligjore dhe kjo për shkak të 15 milionë eurove që italianët i paguan Villarrealit në verë, plus pagën e lojtarit deri në fund të sezonit.

Trajneri tashmë është treguar i hapur për të folur me lojtarin, por sulmuesi duket se nuk është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë dhe pavarësisht se ka kontratë deri në vitin 2026, nuk pritet ta përmbushë në një mënyrë apo tjetër.

Boulaye Dia

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?