Maguette Gueye shënon te Partizani

Klubi i Rey Manajt 'pazar' te Partizanit, gati shuma rekord për 21-vjeçarin e 'Demave'

31 Janar, 16:27| Përditesimi: 31 Janar, 16:34

  • Share

Maguette Gueye është në qendër të merkatos së Partizanit. 21-vjeçari luan në mesin e fushës dhe këtë sezon veç 19 paraqitjeve (1576 minuta) në Superligë, ka shënuar edhe katër gola (dhe një asist).

Senegalezi ka bërë shumë fansa edhe jashtë Shqipërisë, me shtypin e shkruar që bën me dije se Sivasspor në Superligën e Turqisë është gati të ofrojë më shumë se 1.4 milionë euro për shërbimet e tij.

Nëse diçka e tillë ndodh, klubi ku luan Rey Manaj do thyente rekordin e një blerje në Shqipëri. Xhuliano Skuka mban rekordin si i larguari me buxhetin më të lartë, me Metz në Francë që një vit më parë pagoi 1.4 milionë euro për të po te Partizani.

Tanimë lojtarët e Partizanit duken në "modë" dhe me ofertën e duhur Maguette mund të jetë i larguari i radhës nga "Demat", çka do bënte të që kuqtë të "mbushnin arkat".

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?