Ernest Muçi

Klubi i Premier League nuk heq dorë nga Ernest Muçi

2 Prill, 17:00| Përditesimi: 2 Prill, 17:02

  • Share

Ernest Muçi në shkurtin e këtij viti la Legian e Varshavës dhe firmosi për tre vite e gjysmë me Besiktasin në Turqi. Megjithëse vetëm pak javë nga ndërrimi i ambientit, klubi i Aston Villas në Premier League nuk heq dorë nga 22-vjeçari shqiptar.

"Fanatik" në Turqi bën me dije se pas sulmuesit të Kombëtares janë sërish anglezët që do provojnë të ofrojnë deri në 15 milionë euro gjatë verës.

Djaloshi i Kombëtares është përshtatur mirë në ekipin e ri dhe menjëherë ka fituar fanellën e titullarit dhe dashurinë e tifozëve me paraqitjet e tij. Për arsyen e interesimit të lartë për Muçin, Besiktas është në kërkim të një sulmuesi të ri për t'i paraprirë situatës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?