Ekipi i Vllaznisë me portretin e Zef Dedës

Klubi i Futbollit Vllaznia nderon Zef Dedën

24 Nëntor 2023, 17:24| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 18:06

  • Share


SHKODËR - Legjenda e humorit shqiptar, shkodrani Zef Deda u nda sot nga jeta në moshën 73-vjeçare pas një sëmundje të rëndë. Klubi i Futbollit Vllaznia ka nderuar figurën e Dedës, duke bërë homazhe para ndeshjes kundër Laçit, e cila filloi pasditen e së premtes në "Loro Boriçi". Një fotografi me imazhin e Zef Dedës ishte në fushë, me lojtarët dhe tifozët që kanë bërë nderime. Sfida nisi edhe me një minutë heshtje për Raphael Dwamenan, ish-kapiteni i Egnatias i cili u nda nga jeta më 11 nëntor në fushë gjatë takimit Egnatia - Partizani për javën e 13-të në Superligë.


Lajmi kryesor:

Arti në zi/ Ndahet nga jeta ' Mjeshtri i Madh' i humorit shkodran, Zef Deda! 'Charlie Chaplin' shqiptar la pas krijimtari të larmishme me qindra role


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?