Prezantimi i Luis Suarez para tifozëve të Gremios

Klubi brazilian realizon organizim madhështor për Suarezin, pritet si ‘hero’ nga 30 mijë tifozë

5 Janar 2023, 13:14| Përditesimi: 5 Janar 2023, 13:17

  • Share

Ish-ylli i Liverpool-it dhe Barcelonës, Luis Suarez, mbërriti në Gremio me stil pasi u zbulua para fansave të tij të rinj me xixëllonja të mëdha dhe tym.

Klubi brazilian konfirmoi nënshkrimin e Suarez të premten pasi 35-vjeçarit i skadoi kontratën me klubin uruguaian të fëmijërisë Nacional.

Skuadra, me qendër në qytetin e Porto Alegre, u rikthye në Serinë A të Brazilit pas një fushate të suksesshme në Serie B.

Dhe të mërkurën mbrëma, klubi postoi pamjet e Suarezit duke dalë nga tuneli për më shumë se 30,000 tifozë në Arena do Gremio, të cilët nuk mund të përmbaheshin nga emocionet e tyre teksa u shfaq sulmuesi.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?