Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela

KLP komandon prokuroren Fatjona Memçaj si ndërlidhëse me EUROJUST, do jetë në Hagë për 30 muaj

17 Dhjetor 2020, 18:59| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 21:48

  • Share

Këshilli I Lartë i Prokurorisë, mbi bazën e propozimit të bërë nga Prokurori i Përgjithshëm, vendosi komandimin e prokurores, Fatjona Memçaj në Eurojust. Prokurori ndërlidhës do t’i ushtrojë funksionet në zyrën e EUROJUST në Hagë për një periudhë prej 2 vjet e 6 muaj.

Ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të integrimit të prokurorisë shqiptare në organizatat evropiane të fokusuara në luftën ndaj krimit të organizuar, trafiqeve, terrorrizmit, krimit ekonomik, krimit kibernetik etj, përmes rritjes së bashkëpunimit, koordinimit të hetimeve dhe shkëmbimit të shpejtë të informacionit.

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela takoi prokurorin ndërlidhës pranë Eurojust, Fatjona Memçaj, duke i uruar suksese në detyrën e re dhe duke i ofruar mbështetjen maksimale për një bashkëpunim të suksesshëm mes Shqipërisë dhe Eurojust-it, në bashkërendimin e hetimeve si dhe shkëmbimin në kohë të shpejtë të informacioneve mes autoriteteve gjyqësore respektive.

Eurojust është ngritur në vitin 2002 me një vendim të Këshillit Europian. Ai ka në përbërje të tij prokurorë, magjistratë dhe oficerë policie nga çdo vend anëtar i Bashkimit Evropian si dhe prokurorët ndërlidhës nga vendet e treta ku bën pjesë edhe Shqipëria që nga  data 1 nëntor 2019, kur  hyri në fuqi Marrëveshja për Bashkëpunim ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Eurojust. Prokurorët ndërlidhës punojnë përkrah kolegëve të tyre nga vendet anëtare të BE, për të siguruar mbështetje në hetimet ndërkufitare ku përfshihet edhe vendi i tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?