Kreu i KLP, Gent Ibrahimi dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Kronikë

KLP i kërkon Manastirliut vaksinimin e prokurorëve, OPGJ-ve dhe stafit të Prokurorive: Jemi në kontakt me shumë persona dhe s'mund të punojmë online

22 Qershor 2021, 12:29| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 12:52

  • Share

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka dërguar një letër ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ku kërkon që të përfshihen në fushatën e vaksinimit edhe prokurorët, Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe stafin e Prokurorive.  

Në letrën që mban firmën e kreut të këtij institucioni, Gent Ibrahimi thuhet se prokurorët janë shumë të rrezikuar përballë këtij virusi, për këtë arsye duhet të vaksinohen, pasi puna e tyre nuk mund të bëhet online. Në total janë në 928 persona.

"Natyra e punës së prokurorisë është e tillë që dikton kontakt të vazhdueshëm e të afërm me një numër të lartë personazh në zyrat e prokurorisë, në gjykata, në terren, në institucione ku vuhen dënimet penale etj. Kjo vlen si për prokurorët ashtu edhe për oficerët e policisë gjyqësore dhe administratën. Për më tepër, puna e sistemit të Prokurorisë nuk mund të ndërpritet apo të zhvillohet online në asnjë rrethanë. Në të vërtetë puna nuk është ndërprerë as në pikun e pandemisë", thuhet ndër të tjera në njoftim.

Aktualisht procesi i vaksinimit vijon për persona mbi 50 vjeç. Në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 890.052 vaksinime me objektivin për të arritur 1 mln vaksinime në total brenda muajit qershor.

Letra e KLP drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?