KLP emëron Gjon Fushën si drejtues të përkohshëm në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër

15 Prill 2020, 13:29| Përditesimi: 15 Prill 2020, 13:38

  • Share

KLP organizoi sot në orën 11.00 mbledhjen plenare nëpërmjet platformës online në praninë e të 8 anëtarëve dhe në mungesë të Esmeralda Keshi Cami. Në mbledhjen e sotme KLP. miratoi caktimin e përkohshëm të prokurorit Gjon Fusha në pozicionin e  Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër.

Prokurori Gjon Fusha do tё ushtrojё funksionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, përkohësisht  nga data 16.04.2020 - 15.07.2020. KLP vendosi të japë leje të papaguar për arsye familjare për  prokurorin Elion Mustafaj, prokuror në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për një periudhë 1 vjeçare. KLP miratoi projektvendimit “Për krijimin dhe administrimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë të Dosjes Personale dhe të Regjistrit të Prokurorëve”

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?