KLP e KLGJ,Halimi te ‘Ligjet’: S’i
bojkotojmë, kapen nga shumica

18 Janar 2018, 10:33| Përditesimi:

  • Share
Komisioni i Ligjeve ka miratuar komisionin ad hoc për zgjedhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. N/ komisioni do të përbëhet nga 3 anëtarë nga shumica dhe 2 nga opozita. Emrat e PS për komisionin; Ulsi Manja, Vasilika Hysi dhe Klotilda Bushka. Nga PD Oerd Bylykbashi dhe nga LSI, Nasip Naço. Në komision nuk munguan debatet dhe batutat, por në fund n/ komisioni u miratua nga të dy palët. Opozita përmes deputetit Halimi deklaroi se do të marrë pjesë në komision, pasi bojkoti do t’i jepte sipas tij, mundësi shumicës për t’i kapur.

Bojkoti i këtyre proceseve do i japë maxhorancës mundësinë për kapjen e drejtësisë. Me qëndrimin e PD për të marr pjesë në procesin e ngritjes se organeve të reja të drejtësisë ne i bëjmë një shërbim të madh vendit” tha deputeti demokrat. Ndërsa kryetari i komisionit të Ligjeve, Manja uroi që opozita të ruajë një rol konstruktiv. “Shpresojmë që deri në fund do të luani rolin tuaj konstruktiv në reformën në drejtësi”.

Anëtari i komisionit të Ligjeve në PD, Alibeaj tha se kandidatët nuk i plotësojnë kushtet, ndërsa Sekretari i Kuvendi i ka kualifikuar tre kandidatë për KLP. ‘Fjala e ONM u tha se do të ishte urdhër. Institucioni tha se tre kandidatë nuk i plotësojnë kushtet, por Sekretari i Kuvendit i kualifikoi, duke thyer ligjin dhe besimin e shqiptarëve. Pse nuk i respektoni ndërkombëtarët. Në rastin e kryeprokurorit ju u betuat për opinionin e tyre, por tani pse nuk e dëgjoni ONM. U nisëm të bënim reformë në drejtësi nga Xhoni, Fernando, Hahn dhe Juncer dhe përfundojmë t’u japim shqiptarëve drejtësinë e Gencit”.

Por Ulsi Manja tha se opozita ka hallin e protestës se nuk ka njerëz që t’i bashkohen. “Jemi në prag të protestës, në finale shqiptarët do të marrin drejtëisnë. Protesta është problem se nuk ka njerëz” tha ai. Ngritja e KLP-së pritet t'i japë fund edhe sa i takon diskutimit të ligjshmërisë në zgjedhjen e Prokurores së Përkohshme, Arta Marku.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?