KLP dhe KLGJ kërkesa për shkarkime e masa disiplinore për prokurorë e gjyqtarë, ILD: 8 janë shkarkuar, 22 procedime disiplinore

1 Shkurt 2022, 11:42| Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 12:23

  • Share

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka bërë një statistikë në lidhje me shkeljet e gjyqtarëve dhe kërkesat e shkarkimeve të tyre. Sipas kreut të ILD, Artur Metani pranë institucionit janë paraqitur 12 kërkesa për shkarkime të gjyqtarëve dhe prokurorë nga të cilat janë pranuar 8 prej tyre, ku 5 janë gjyqtarë dhe 3 janë prokurorë. Ndërsa dy nga kërkesat janë mbyllur pa vendim nga KLGJ dhe 2 janë ende në proces.

Gjithashtu sipas ILD-së, janë 22 procedime disiplinore të dërguara në dy këshillat KLGJ dhe KLP, konkretisht 15 gjyqtarë dhe 7 prokurorë.

ILD nga 4 masa “vërejtje publike” të kërkuara nga KLP dhe KLGJ është pranuar një, 1 është rrëzuar dhe dy janë ende në proces.

Po ashtu mësohet se nga 5 masa “ulje page” të kërkuara, 2 janë pranuar pjesërisht, 3 janë në proces. ILD bën me dije se 4 procedime disiplinore janë pezulluar nga KLGJ në pritje të vendimit të KPA.

Komento

Komente

  • Drejtesia: 01/02/2022 13:46

    Jep emrat e gjyqtareve qe ta dije populli se me ke ka te beje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?