Klotilda Bushka e ashpër ndaj opozitës: S'tutemi nga kaosi juaj! Doni të largoni vëmendjen nga 21 janari! Këto skenare do ju lënë në baltë

16 Shkurt 2023, 13:06| Përditesimi: 16 Shkurt 2023, 13:09

  • Share

1676549331_klotildabushka.JPG

Deputetja Klotilda Bushka ka reaguar ashpër ndaj opozitës që ka bllokuar foltoren në Kuvend dhe nuk ndal rënien e bilbilëve.

“Pavarësisht kaosit dhe rrëmujës kemi detyrim të shqyrtojmë çdo çështje për qytetarët. Ne nuk tutemi, ju që jeni atje në foltore e flisni në emër të qytetarëve mund t’i diskutoni të gjitha çështjet për qytetarët në komisione. Ju nuk vini në komisione se e keni të paramenduar të gjithë këtë skenar. Ky ishte pretendimi juaj, që s’po ju respektohen të drejtat sipas procedurës. Ja po ju respektohen të drejtat. Për çfarë vazhdoni akoma ju? Ju vazhdoni se doni të largoni vëmendjen nga 21 janari që vlon nga hetimet e drejtësisë, nga Gërdeci e të gjitha çështjet që ju kanë përçare më shumë. Jeni ju ata që sot keni ardhur këtu për interes të një personi të vetëm dhe morët përsipër ta bënit zhurmët këtu edhe pse kolegët tuaj morën masë përjashtimi. Nëse nuk i thërrisni mendjes, mos kujtoni se nuk do e bëjmë punën tonë. Nuk e kemi fare problem të miratojmë ligje. Fryni bilbilave, bërtisni. Po ju them skenarët tuaja si cdo herë do ju lënë në baltë”, tha Bushka.


Lajmi kryesor:

Kaos në seancë, ‘deja vu’ e opozitës me bllokim e bilbila! Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e Nikollës, voton edhe Rama! Më 2 mars debati për McGonigal


A.M./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?