Klosi nga Durrësi: Hotelet dhe restorantet të aplikojnë për plazhet private

2 Qershor 2020, 18:10| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 18:25

  • Share

Ministri i Turizmit Blendi Klosi u ndal sot në qytetin bregdetar të Durrësit për të shpjeguar mënyrën e re të aplikimit për stacionet e plazhit. Prioritet për të vendosur çadra dhe shezlonge do të kenë hotelet e më pas restorantet e mëdha.

"Hotelet që kanë vijën e parë në bregdet do të duhet të kenë prioritet për të marrë në shfrytëzim zonën e plazhit përpara hotelit të tyre. Më pas janë hotelet e vijës së dytë, ndërsa në zona ku nuk ka hotele siç është Hamallaj apo Gjiri i Lalzit lejet për plazhe private do t'i marrin restorantet me mbi 20 tavolina", tha ministri.

Klosi demonstroi para kamerave një aplikim online në e-albania, duke treguar edhe mënyrën se si do të përzgjidhen fituesit.

"Për aplikimin mjafton nr i NIPT-it, vërtetimi i pronësisë, deklarata ku shënohen sipërfaqja. Mjafton të ngarkohen këto dokumente dhe sistemi elektronikisht kthen përgjigje. Më pas i miraton komisioni i ngritur me përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Shëndetësia. Pasi miratohet nga komisioni mund te kryeni pagesën sipas tarifave të vendosura nga Këshilli bashkiak i secilës bashki. Bëhet lidhja e kontratës me bashkinë, përgatiten beywatchet, vijëzimi dhe vazhdon puna", deklaroi Klosi duke shtuar se "plazhet pranë zonave të banuara do të jenë publike", pra pagesë për qytetarët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?