Klosi në Elbasan për promovimin e
turizmit: Ka ende punë për të bërë

4 Nëntor 2017, 19:16| Përditesimi:

  • Share
Ministri i mjedisit dhe turizmit Blendi Klosi ishte i pranishëm ditën e sotme në Elbasan për të promovuar turizmin dhe rrugën Egnatia Ministri i Mjedisit.

Në fjalën e tij ministri tha se e sheh rrugën Egnatia si një nyje të rëndësishme për shkëmbimin e tregtisë e kulturave në mes popujve në lashtësi, por edhe në ditët tona ka bërë thirrje që të bëhet gjithçka për të nxitur dhe zhvilluar sektorin e Turizmit.

Kemi bërë përparime por situata lë ende shumë për të dëshiruar. Kemi monumente të shumta të trashëgimisë kulturore e historike dhe destinacioni turistike, por mirëmbajtja dhe promovimi nuk është aty ku duhet. Ka ardhur koha që të ketë projekte e guida të detajuara turistike. Është e pafalshme që stacione të rëndësishme të rrugës Egnatia dhe jo vetëm janë lënë në gjendje të mjerueshme. Të mos mbetemi vetëm te bregdeti, por ti japin hov zhvillimit te turizmit malor, kulturor, turizmit e të aventures.”, u shpreh Klosi.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?