Klosi: Fund universiteteve fantazëm
arsimi profesional garanton punësim

15 Prill 2016, 14:45| Përditesimi:

  • Share
Nisi në Berat faza e dytë e fushatës së Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë “Unë zgjedh Arsimin Profesional”.
 
Sipërmarrës të qytetit sollën në vëmendje mungesën e punonjësve të kualifikuar në bizneset e tyre. Ata i kërkuan ministrit Klosi nxitjen e arsimimit dhe kualifikimit të specializuar.

Sipas Klosit për vite me radhë drejtimi ka qenë drejt universiteteve fantazmë dhe diploma që sot nuk kanë asnjë vlerë.
 
Ne duam të ndryshojmë këtë situatë. Duam ti orientojmë të rinjtë drejt zanateve. Arsimi profesional garanton punësim. Nuk ka traktoristë. Kërkohen 9 mijë të tillë dhe sot nuk ka. Çdo i ri që zgjedh një zanat mund të punësohen në çdo vend të Europës”, u shpreh Klosi. 

Në shkollën “Kristo Isak” u inaguruan laboratorët e kimisë të cilat u realizuan nga Ministria e Mirëqënies Sociale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?