Klosi: Diplomat false të universiteteve
fantazmë, krim ndaj rinisë shqiptare

15 Prill 2016, 20:31| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi zgjodhi Beratin për të nisur fazën e dytë të fushatës, "Unë zgjedh Arsimin Profesional", që synon të jetë një komunikim me prindër, nxënës, e mësues për arsyet e zgjedhje së arsimit profesional.
 
“Diplomat false të universiteteve fantazmë orientuan në mënyrë krejtësisht kriminale, e them pa droje fare, kriminale, një brez të tërë të rinisë shqiptare drejt asgjëje. Të kesh sot një diplomë universitare të një universiteti fantazmë është asgjë”, u shpreh sot Klosi nga shkolla Kristo Isak, në Berat.

Ai shtoi se  “arsimi professional të jep që në moshë të re, që 19 vjeç një pagesë që mund të jetë dy apo tre herë më ë lartë se pagesa e një të riut që ka sapo ka mbaruar juridikun”.

"Arsimi professional po merr përditë e më shumë investime nga qeveria shqiptare. Dhe Shkolla “Kristo Isak” e shumë shkolla të tjera, do të kthehen në qëndra ekselence, pasi të binjakëzuara me projekte të Bashkimit Europian, të binjakëzuara me shkollat më të mira europiane dhe të mbështetuara nga projekti zvicerian, do të transformohen në shkolla model. Dhe diplomat që do të dalin nga këto shkolla do të jenë diplima të ekuivalentuara. Dhe ky është synimi ynë", deklaroi ministri.

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?