Miroslav Klose dhe Tare

Klose sulmon Igli Taren: Person që nuk t'i thotë gjërat në sy

14 Korrik 2023, 17:01| Përditesimi: 14 Korrik 2023, 17:02

  • Share

Miroslav Klose është rikthyer të flasë për aventurën e tij te Lazio në Serie A. E pashmangshme ka qenë edhe pyetja për raportin me ish-drejtorin sportiv Igli Tare, me gjermanin që ka thënë se Tare nuk ia ka thënë disa gjëra në sy, duke mos dashur të hapë polemika pas disa vitesh.

"Nuk dua të bëj polemika, thjesht thashë që nëse një klub vendos të ndërpresë një marrëdhënie me një lojtar, duhet t’i tregosh paraprakisht dhe t'ia thuash gjërat në sy e jo të presësh ditën e fundit siç ndodhi me mua, Lulic, Maurin, Bizzarrin, lista është e gjatë. Më duhet ta pranoj se Tare ka bërë edhe gjëra të mira në klub", tha gjermani.

Më pas Klose foli edhe për largimin pas komunikimit të lajmit, teksa ka folur që mos ketë të tilla keqkuptime në të ardhmen.

“Kur nuk më komunikuan asgjë, mora vendimin të ndalesha dhe të largoja shqetësimin, por e tregova historinë time që këto keqkuptime të mos përsëriten në të ardhmen, që të ndryshojë “modus operandi” (metoda e punës) te Lazio", vijoi Klose.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?