Klos, makina del nga rruga dhe përfundon 30 metra në greminë! Banorët shpëtojnë 2 turistët francezë, i transportojnë drejt Traumës

4 Qershor 2023, 16:57| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 19:23

  • Share

DIBËR- Një makinë ku udhëtonin dy turistë francezë ka dalë nga rruga në fshatin Xibërr-Hane të njësise administrative  Xibërr, bashkia Klos. Burime të sigurta bëjnë me dije që makina ka rënë rreth 30 metra në greminë.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë pikasur makinën që ka dalë nga rruga dhe pasi kanë mbërritur kanë konstatuar se bëhej fjalë për dy turistë francezë të cilët i kanë nxjerrë nga makina ku ishin bllokuar.

Mësohet se francezët janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ora 17:49
Aksidenti i rëndë në Klos ku u plagosën 2 turistë francezë, Report Tv siguron pamjet! Ja si është përmbysur mjeti

 

Pamjet që shihni përbri, janë pasojat e aksidentit të rëndë në Klos ku mbetën të plagosur dy turistë francezë. Dy turistët që vizitonin vendin tonë fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa janë transportuar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën përkatëse mjekësore.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lala: 04/06/2023 21:08

    Shyqyr, bravo banoreve fisnike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?