Foto ilustruese

Kryenin shpërthime me lëndë plasëse në një minierë më shumë se sa lejohet, nën hetim 5 punonjës në Klos

11 Gusht 2023, 13:53| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 13:58

  • Share

KLOS- Pesë punonjës të kompanisë minerare ‘Shkalla Sh.p.k’ janë vënë nën hetim pasi kryenin shpërthime me lëndë plasëse në një minierë më shumë se sa u lejohej. Nën hetim është vënë drejtuesi teknik, magazinieri dhe 3 zjarrmtarët këtyre të fundit u kishte skaduar afati i dëshmisë së aftësisë për këtë profesion që në maj.

Gjatë muajve të monitorimit miniera shpërtheu 1 mijë e 153 kg lëndë plasëse.

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?