Trajnerët Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola

Klopp për Guardiolën: Ka ndikuar mënyrën sesi luhet futboll, është trajneri më i mirë në botë

8 Mars, 22:01| Përditesimi: 8 Mars, 22:10

  • Share

Jurgen Klopp ka folur me superlativa për kolegun e tij, Pep Guardiolan gjatë një konference për mediat. Liverpooli i Klopp do të ndeshet me Manchester City-n e Guardiolës në fundjavë në ndeshjen që mund të jetë vendimtare titullin e kampionatit të Premier Ligës.

Trajneri gjerman e vlerësoi shumë lart spanjollin duke e cilësuar si trajnerin më të mirë në botë.

“Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë. Gjatë epokës sime, ai është menaxheri i jashtëzakonshëm”. “Mënyra se si ai ndikoi në futboll. Shumë trofe të fituar, por ai sillet sikur nuk ka fituar kurrë asgjë… dëshira është e jashtëzakonshme”. “Unë shoh ekselencë. Pep është padyshim i tillë”, tha Klopp.

Liverpool dhe Manchester City janë në garë të ashpër për titullin e kampionit në Angli, bashkë me Arsenalin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?