Jurgen Klopp

Klopp i dha lamtumirën Liverpoolit, të kuqtë projektojnë trajnerin e ri! Rikthim pas 15 vitesh në 'Anfield'

26 Janar, 16:34| Përditesimi: 26 Janar, 16:33

  • Share

Vendimi i Jurgen Klopp për të hequr dorë nga posti i trajnerit të Liverpool-it në fund të sezonit 2023-24 do të thotë se të kuqtë janë duke kërkuar një teknik të ri për të vijuar punën e gjermanit.

Dhe pikërisht dëshira e parë e Liverpool vjen nga Gjermania. Bëhet fjalë për Xabi Alonson, ish-lojtarin e të kuqve që po shkëlqen në drejtimin e Bayer Leverkusen, duke mbajtur vendin e parë në Bundesligë.

Veç tij, mediet në Britani bëjne më dije se Roberto De Zerbi, Ange Postecoglu, Steven Gerrard, Graham Potter, Edie Houe, Thomas Tuchel dhe Jose Mourinho janë në listën e ngushtë.

42-vjeçari Alonso luajti nga 2004-2009 me Liverpoolin, ku gëzon dashurinë dhe respektin e fansave.

Xabi Alonso

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?