Barrela duke festuar me shokët e skuadrës te Interi

Kloop premtoi revolucion te Liverpool-i, piketon ‘yllin’ e Interit! Duhen 75 milionë euro për mesfushorin

27 Shkurt 2023, 14:26| Përditesimi: 27 Shkurt 2023, 14:28

  • Share

Trajneri Jurgen Kloop ka deklaruar më herët se ‘në merkaton e verës do ketë ndryshime rrënjësore te Liverpool’, ndërsa ka shtuar se do punohet që tani për të mos patur vonesë.

Nuk ka vonuar shumë dhe në pah ka dalë emri i parë për mesfushën. Është folur edhe më herët, por tani sipas ‘BBC’ skuadra angleze e ka serziosht për mesfushorin e Interit Nicolo Barrela. Për rrjedhojë Livepool-i ka kërkuar informacione tek zikaltërit nëse kjo marrëveshje mund të realizohet.

Sipas këtij burimi çmimi i kartonit për italianin është fiksuar në 75 milionë euro, me Interin që ka fiksuar Frenk Kessie-n si zëvendësues.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?