Klinika mjekësore Roma, aty ku ofrohet një zgjidhje për të gjithë shqetësimet mjekësore të pacientëve

24 Mars, 10:36| Përditesimi: 24 Mars, 11:14

  • Share

Në emisionin “Klinika 24” në Report TV, në moderimin e moderatores Doreada Mio, u fol dhe për një ndër klinikat mjekësore më profesionale në Kryeqytet, “Klinikën Mjekësore Roma”.

E krijuar në vitin 2019, me dëshirën për të dhënë një shërbim cilësor dhe profesional në fusha të ndryshme, klinika ofron shërbime të ndryshme që përfshijnë disiplina si: Sëmundjet Infektive, Kardiologjinë, Dermatologjinë dhe estetikën, Gjinekologjinë, Alergologjinë , Laboratorin klinik biokimi hormonal, Endokrinologji si dhe Psikiatrinë.

Klinika ka dhënë një kontribut të rëndësishëm gjatë pandemisë së COVIS-19, duke u vënë në dispozicion të qytetarëve me të gjitha mjetet e mundshme. Motoja e stafit është trajtimi korrekt i pacientëve, gjë e cila bazohet në eksperiencën e pasur të mjekeve.

Shumë e rëndësishme për klinikën është zbatimi i udhërrëfyesve europiane, si edhe të metodave diagnostikuese dhe trajtimet me të reja të shkencës. Në dispozicion të mjekëve është kabineti i ekografisë ku realizohen eko abdominale, të tiroides, të indeve të buta dhe të enëve të gjakut. Shërbimet e ndryshme mjekësore mbështeten nga laboratori klinik, biokimik dhe hormonal ku ofrohen analiza të rëndësishme për diagnozën klinike.

Shërbimi i Kardiologjisë ofron vizita, eko kardiake dhe holter ritmi e tensioni, ndërsa shërbimi i Gjinekologjisë ofron vizita, eko gjinekologjike dhe obstetrikale si dhe ndjekje të shtatzanisë.Shërbimi i alergologjisë ofron vizita, analiza dhe provat e alergjisë.

Endokrinologjia ofron vizita, eko të tiroides dhe mbështetet me të gjithë gamën e analizave nga laboratori. Në fund, Psikiatria është një shërbim shumë i rëndësishëm, për të cilin pacientet janë ndërgjegjësuar më shumë kohët e fundit.

Pas pandemisë së COVID-19, kemi patur shtim të rasteve me çrregullime të ankthit që kanë marrë shërbim profesional pranë klinikës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?