Klinika 24/ Rëndësia e shërbimit në banesë tek pacientët jo vetëm për rastet urgjente!

3 Shkurt, 20:54| Përditesimi: 3 Shkurt, 22:30

  • Share

Rëndësia e shërbimit në banesë tek pacientët jo vetëm për rastet urgjente dhe vënia  e diagnozës e trajtimi me përkushtim sa më pranë komunitetit, ishte një nga temat e diskutimit në ‘Klinika 24’ në Report Tv këtë të shtunë me autore dhe moderatore Doreada Mio.

Për të folur për këtë temë i ftuar sot në emisionin e shëndetit Klinika 24, ishte Lutfi Lami, drejtues i Klinikës mjekësore “Medical Care Lami”.

Në fillim u përmenden shërbimet bashkëkohore të klinikës dhe ardhja në ndihmë e komunitetit të zonës me shpejtësi dhe profesionalizëm. Më pas në emision u diskutua për rëndësinë e shërbimit në banesë jo vetëm për rastet e urgjencave mjekësore, por edhe për kontrolle rutinë apo marrje analizash dhe matje tensioni.

Duke qenë se një pjesë e prindërve të moshuar, jetojnë vetëm, ndërsa fëmijët duke qenë se janë larg, në emigracion siç thotë Zoti Lami, u besojnë shëndetin e të afërmve të tyre.

Më pas biseda kaloi tek roli i infermierit për të sëmurët, rol i cili doli më në pah gjatë pandemisë Covid.

"Infermierët janë shtylla e sistemit shëndetësor, ata përballojnë sfida ditë pas dite. Infermierët janë empatikë por sidomos theksohet puna e tyre për marrjen e anamnezës", u shpreh Lami.

Një fenomen i ri interesant që doli gjatë emisionit ishte kërkesa për shërbime shëndetësore në qytetin e Durrësit pranë Klinikës “Medical Care Lami” jo vetëm të turisteve por edhe të qytetareve të huaj kryesisht italianë që jetojnë në Durrës.

Temë diskutimi ishin edhe problemet e gjidhënies që shqetësojnë nënat e reja, si dhe vlerat e qumështit të gjirit. Kjo temë u trajtua nga konsulentja e laktacionit Zamira Bolani.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?