‘Klinika 24’/ Menopauza, ja çfarë duhet të kenë parasysh gratë midis moshës 45-55 vjeç

4 Maj, 22:25| Përditesimi: 4 Maj, 22:29

  • Share

Të ftuar në studio në emisionin “Klinika 24” në Report TV, me moderatore Doreada Mio ishin kërkuesit shkencor Dr.Taulant Muka, Dr. Erand Llanaj dhe psikologia Helga Dizdari të cilët folën për një studim shkencor për menopauzën tek gratë.

”Gjatë menopauzës shëndeti ndikohet pasi shfaqen problemet kardiometabolike, obeziteti, apo problemet hormonale”, tha në fillim të bisedës Tauland Muka, ndërsa psikologia theksoi se menopauza edhe pse shoqërohet me ndryshime biologjike, ka impakt në shëndetin mendor të personit pasi në fazën e menopauzës ndikohet niveli i serotoninës dhe për pasojë ka çrregullime të shpeshta të humorit, pasi serotonina bie në nivele drastike.

”Nëse personi është në menopauzë, do i rekomandohet trajtim hormonal, në mënyrë artificiale të rrisim nivelin e serotoninës dhe më pas të punojmë me aspektet e tjera”, shtoi psikologia, duke shtuar se ndryshimet hormonale ndikojnë në ndryshimet në peshë dhe në problemet e humorit, pagjumësi dhe detyrimisht cilësia e jetesës së grave në menopauzë  bie ndjeshëm.”

“Gjetja më interesante e studimit është se estrogjeni ndikon tek seratonina, kjo e fundit dhe hekuri janë element shumë të rëndësishëm që ndikojnë në humor”, shtoi Helga. Studimet thonë se gratë pas menopauzës kanë dy herë më shumë mundësi për diabet, sëmundje kardio-vaskulare dhe një menopauzë e hershme është shenjë për sëmundshmërinë në të ardhmen.”

“Menopauza duhet parë dhe si një fazë jetësore sociale pasi menopauza duhet parë me një ndjeshmëri tjetër, që përfshin dimensionin njerëzor dhe fiziologjik në të njëjtën kohë”, tha doktor Erand Llanaj në një lidhje direkte nga Gjermania, duke shtuar se këshilla më e thjeshtë është që të fillojmë të konsumojmë sa më shumë fruta dhe perime në jetën tonë.

Dr.Muka tha se duhet të promovohet një stil jetese më e shëndetshme. Studimet thonë se një grua hyn në menopauzë midis moshës 45-55 vjeç dhe kjo quhet një menopauzë normale. Në fund të bisedës Taulanti theksoi se menopauza nuk është sëmundje, por përjetim natyral që ka shqetësime që duhen mbështetur.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?