Ksamil

‘Klimë e ngrohtë dhe aventura interesante’, ‘Forbes’ rendit Shqipërinë mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër në 2024-ën

3 Mars, 08:55| Përditesimi: 3 Mars, 09:01

  • Share

Revista Prestigjoze ‘Forbes’ ka renditur Shqipërinë, mes 3 vendeve që duhen vizituar me patjetër për vitin 2024. Në artikull shkruhet se Shqipëria ofron një klimë të këndshme, aventura interesante dhe çmime të lira për turistët.

“Vizitoni destinacionin e ri evropian”, shkruan Forbes.

Prej kohësh, Shqipëria ka qenë një destinacion kryesor për pushime e verës sidomos për italianët, për shkak të plazheve të saj magjepsëse. Shqipëria ka 296 milje ujore që shtrihen nga deti Adriatik në atë Jon. Revistat turistike e kanë rekomanduar Shqipërinë shumë gjatë viteve të fundit pasi është një vend ku mund të shpenzohet më pak se në vendet e tjera dhe ofron pamje mahnitëse.

“CNN Traveler” u sugjeron udhëtarëve të provojnë ushqimin, mishin e qengjit me aromë rozmarine dhe levrek të zier me djathë mali ndërsa “The Times” sugjeron tavën e kosit me një shishe verë që nuk e kalojnë koston e më shumë se 12 dollarëve.

Revista i fton udhëtarët të ecnin nëpër fshatrat osmane, vendet historike, parqet kombëtare dhe malet Cerauniane të përmendura në poemën e Lord Bajronit, Pelegrinazhi i Çajld Haroldit.

Në artikull udhëtarëve u sugjerohet të vizitojnë edhe vendet historike, apo malet e vendit, të përmendura në poemën e Lord Bajronit i cili i krahasonte banorët malësorë shqiptarë me malësorët skocezë që jetonin në klimë mesdhetare.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?