Klima e biznesit, Dhoma Amerikane e Tregtisë kritika Tatimeve: Hartoni politika afatgjata

3 Mars 2020, 17:05| Përditesimi: 3 Mars 2020, 18:03

  • Share

Politikat fiskale dhe tatimore duhet të jenë afatgjata, të pandryshueshme dhe konkurrente me rajonin. Janë këto kërkesat që ka biznesi amerikan për administratën tatimore të vendit. Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço gjatë një diskutimi me drejtoreshën e tatimeve u shpreh se tre janë shqetësimet aktuale të biznesit.

Tre çështje kryesore do të shpreh si shqetësim.

1. Respektoni ligjin e konsultimit publik. Është një ligj themelor dhe ne kërkojmë ta zbatoni pasi kemi vështirësi për ta analizuar.

2. Klima e investimeve, prioriteti ynë është përthithja e investimeve të huaja, dhe krijimi i një baze të mirë në klimën e biznesit. Duhet të keni politika tatimore afatgjata. Politikat tatimore duhet të jenë të rralla dhe të mirë formuluara, duhet të kujdeseni për biznesin. Ndryshimet e shpeshta dëmtojnë klimën e biznesit.

3. Ka ardhur koha të ndërtojmë politika tatimore rajonale për të tërhequr investimet. Duhen insentiva fiskale që të konkurroni me rajonin”, tha presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaço.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj në përgjigje të këtyre shqetësimeve tha se po punohet për një paketë fiskale 5 vjeçare. Ajo bëri të ditura edhe prioritetet e tatimeve për këtë vit.

Strategjia jonë synon uljen e informalitetit dhe evazionin fiskal. Kemi disa prioritete si në uljen e informalitetit por edhe rritjen e vetëdeklarimit. Po hartojmë një strategji 5 vjeçare, që është politika tatimore të pandryshuar. Kjo që kërkojnë edhe bizneset. Për këtë vit kemi vendosur që puna jonë të përqendrohet të ndërtimi, hidrokarburet, baret dhe restorantet si dhe nën deklarimi i pagave”, u shpreh Ibrahimaj.

Po ashtu si shqetësim për nivelin e lartë të informalitetit është ngritur ndarja me fasha e tatimit që paguajnë kategori të biznesit ndryshme të biznesit. Dhoma Amerikane ka ofruar mbështetjen e saj për ngritjen e një kodi tatimor që të tërheqë sa më shumë investitorët e huaj.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?