Nusret Gokce

Klienti i pakënaqur me kuzhinierin e 'Salt Bae': Erdhi me kufje për të na prerë biftekun dhe na mori 600 dollarë

27 Dhjetor 2022, 19:06| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 19:08

  • Share

Kuzhinieri i njohur Nusret Gokce është përballur vazhdimisht me kritika për çmimet e tij të shtrenjta. Së fundmi një klient në Doha, Katar ka treguar përvojën nga shërbimi në një prej restoranteve të tij ‘Salt Bae’.

Në një video të postuar në Tik Tok, ai thotë: “Nuk do ta rekomandoja! Humbje parash dhe staf i vrazhdë.”

Po ashtu, tregon se kuzhinieri i shërbeu asaj dhe familjes ndërsa mbante kufjet AirPod.  

“Ai dukej se po fliste me dikë në telefon. Mosrespektim i madh. Na bëri të paguajmë 600 dollarë për të ardhur në tavolinën tone që të priste biftekun”, komenton ai.

Postimi në Tik Tok

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?