Pamje nga vendi i ngjarjes

Klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar në një restorant në Selanik

4 Mars, 08:30| Përditesimi: 4 Mars, 08:38

  • Share

GREQI- Një klient ka plagosur me thikë kuzhinierin shqiptar të një restoranti në Selanik.

Ngjarja ndodhi pasditen e së dielën rreth orës 17:00, kur klienti goditi në bark kuzhinierin 65-vjeçar pas një debati që pati me të.

Personat në restorant kanë njoftuar policinë dhe urgjencën që mbërritën menjëherë në vendngjarje.

Fillimisht nuk ishin të qarta rrethanat në të cilat mbeti i plagosur kuzhinieri, por më pas nga policia u konstatua se bëhej fjalë për një vepër penale. Pas kryerjes së operacionit, shqiptari është shtruar në spitalin Papageorgiou.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?