Klienti bleu pronat me Shkëlzenin si sekser, Berisha dha leje ndërtimi, fakte të reja rreth klientelizmit të familjes së ish-kryeministrit

29 Korrik 2020, 19:51| Përditesimi: 29 Korrik 2020, 22:33

  • Share

Detaje të reja mbi mekanizimin se si është pasuruar Shkëlzen Berisha nën hijen e pushtetit të babait, Sali Berisha, si kryeministër deri në vitin 2013. Të dhënat e siguruara të Shqiptarja.com konfirmojnë se, roli si sekser i Shkëlzen Berishës ishte një praktikë për t’u pasuruar, duke u marrë para biznesmenëve të ndryshëm, të cilët më pas e kishin rrugën e hapur, për të përfituar nga vendimet e Sali Berishës si kryeministër, babit të Shkëlzenit. Biznesmenët sajonin pagesa për Shkëlzenin, për “shërbime konsulenca”, ndërsa Berisha u jepte leje ndërtimi.

 

Një nga këto raste është ai i biznesmenit Ilir Karçini, një ndër klientët e Shkëlzen Berishës. Në vitin 2010, Karçini, me ndërmjetësimin e Shkëlzenit, ka blerë 50 mijë m2 tokë në Fshatin Rinia, Porto Romano, Durrës, me anë të kompanisë së tij ‘PRIMAGAS ALBANIA’. Shkëlzeni nga ana e tij, për këtë ‘shërbim’, ka marrë 150 mijë euro nga pala shitëse që kishte tokën, konkretisht nga kompania Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k., me administratore Entela Shehaj. Kjo e fundit ua kishte blerë tokën disa familjeve në Durrës me në vitin 2008, me 6-10 euro për m2, ndërsa po e shite me 18 euro m2. Në 11 dhjetor të 2009, Shkëlzen Berisha ka lidhur një kontratë me kompaninë Stellar Real Estate Investmens Albania sh.p.k.

Ndërkaq, Entela Shehaj është administratore dhe aksionere me 10 % në kompaninë ‘IMAH 2014’, ku 45 % të aksioneve i ka Ismail Mulleti, një biznesmen me lidhje të forta me Partinë Demokratike. Mulletit i doli emri në dosjen voluminoze të skandalit financiar “Panama Papers”. Ai është bashkëpronar në “GFI Techonologies” me izraelitin Assaf Halkin. Kompania e tij gjatë vitit 2013 fitoi koncesionin e markimit të karburanteve, pak para se qeveria “Berisha 2” të mbaronte mandatin.

Në rastin konkret, detyra Shkëlzenit ishte që t’i gjente blerës kompanisë Stellar Real Estate Investmens Albania për rreth 50 mijë m2 tokë që kishte në pronësi kompania. Shkëlzen Berisha merrte si tarifë sekseri 3 euro për çdo metër katrorë të shitur. Dhe Shkëlzeni ka gjetur Ilir Karçinin, i cili kishte një ‘hall’ për të zgjidhur tek qeveria Berisha. Disa javë më pas, Ministria e Ekonomisë, një degë e qeverisë Berisha, në 3 maj 2010, pajis me autorizim kompaninë e Karçinit, duke i përgatitur terrenin për të ndërtuar depozitat e hidrokarbureve në Porto Romano.

Disa muaj më pas në skenë del Sali Berisha. Në 26 gusht të vitit 2011, pasi Shkëlzeni kishte marrë 150 mijë euro nga gjetja e Karçinit si blerës të tokës, Këshilli Kombëtar i Territorit me në krye Sali Berishën i jep Ilir Karçinit një leje sheshi dhe ndërtimi për depozitat bregdetare të gazit të lëngshëm, pikërisht në Porto Romano Durrës.

Leja parashikonte një shesh me sipërfaqe 23 500 m2 si dhe një sipërfaqe ndërtimi 3 500 m2. Leja nga organi shtetëror i kryesuar nga Sali Berisha, në atë kohë kryeministër, jepej për kompaninë ‘Pimagas’, sh.a. Aksioneri i vetëm i ‘Primagas’, e themeluar në 5 prill 2006, është pikërisht Ilir Karçini, përfitues i vendimit të KKRT.

Në maj të vitit 2017, Ilir Karçini është dënuar me pesë vite burg, me vendim të formës së prerë, me akuzën se ka porositur killerin Julian Sinanin, për të vrarë biznesmenin Piro Bare, të cilin Karçini synonte ta hiqte qafet për shkak të konkurrencën në tregun e hidrokarbureve.

Siç duket nga të dhënat, Shkëlzen Berisha, ishte një nga nyejt lidhëse të biznesmenëve i kompromentuar me qeverinë e drejtuar nga babai i tij. Pjesë e kësaj praktike abuzive janë edhe motra e tij, Argita Berisha, bashkë me dhëndrin e familjes, Jamarbër Malltezin, gjithnjë në koordinim me Sali Berishën, i cili nuk ka lënë njeri në Shqipëri pa akuzuar dhe baltosur. Dhe fokusi i familjes ka qene mes te tjera pikërisht Porto Romano në Durrës.

Argita nisi të blinte tokë në vitin 2006 në Porto Romano, duke ia shitur më pas, bashkë me Jamarbër Malltezin, me çmim dy herë më të lartë Damir Fazlliç, mikut të shtrenjtë të Sali Berishës. Shitja e tokave tek Fazlliçi është firmosur nga Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha. Berisha, menjëherë pas transaksionit mori një vendim për të lëvizur kufirin e parkut energjetik të Porto Romanos në Durrës, duke përfshirë aty dhe pronat e reja të Fazlliçit, duke rritur vlerën e tokës.

Argita, ashtu si Shkëlzeni konsiderohen dhe janë akuzuar si porta, ku duhet të trokisnin investitorët e huaj, për të investuar në Shqipëri, gjatë kohë kur në krye të qeverisë ishte babai i tyre. Por, jo të gjithë biznesmenët u janë bindur ‘tarifave’ të Argitës dhe Shkëlzenit.

Zafar Ansar, një biznesmen me origjinë pakistaneze, e denoncoi Argita Berishën se përveç pagesës për shërbimet e saj ligjore, i kishte kërkuar 3% si ‘tarifë suksesi’, për një investim me vlerë 100 milionë euro në fushën e energjetikës. Zafar Ansar e konsideroi këtë tarifë suksesi si ryshfet. Ai nuk pranoi ‘gjobën’ dhe u largua nga Shqipëria.

 

 Leja e ndërtimit për kompaninë e Karçinit 

Pagesa 150 mijë euro e kompanisë për Shkëlzen Berishën për shitjen e tokave Ilir Karçinit 

(Kliko këtu për të lexuar ekstraktin historik të kompanisë së Ilir Karçinit 'Primagas')

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • elr: 30/07/2020 11:09

    Na trashet me keto idiotesi. Po ka shkelur ligjin cojeni ne prokurori. Nese nuk ka shkelur ligj i lumte qe ka punuar pa shkelur ligjin dhe juve vazhdoni me llogje kavaje.

    Përgjigju
  • Endri: 30/07/2020 09:15

    Do e fusim ne burg e gjyqin di ja beni ju te report tv si thoni jeni dakort , po pyesni grat ndajen te njrjtin mendim me ju apo jo ose me mir lini ato te gjykoni

    Përgjigju
  • Erjon: 30/07/2020 07:56

    Po si nuk i bie 1 damlla ktij Sales ta shuaj bashke me klyshat dhe militantet e vet se ato e ben kte vend te pa jetueshem..e kto te tjeter po vazhdojne lojen..

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 30/07/2020 06:48

    Si e thot vet Ed Rama " What the fuck "

    Përgjigju
  • Elda: 29/07/2020 21:25

    Ky shtet i ha m... Berishes,Shkelzenit dhe gjith Shkelzeneve tjer.Ne ket vend jetojn vetem mafia dhe krimi... njerzit e ndershem po vuajn skamjen por per te gjithpushtetshim Rama jemi gjith rehat dhe ham me luge floriri.

    Përgjigju
  • RAQI RAQI KIKIKO: 29/07/2020 20:25

    PO PËR BASTARDIN QENIN KRIMINEL ÇDO DITDALIN MASKARALLIQET E TIJ E KY QEN ME EMRIN BASTARD SALMUT VAZHDON JETËN I QET. KU ËSHTË SPAKU KU ËSHTË AMERIKA ? KU ËSHTË EVROPA ? KU ĒSHTË DREJTËSIA ? APO VETËM TRALALA ZURA NJË GAL O SALMUTI PALL.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?