KLGJ zgjedh 3 anëtarët e rinj! Kërcënimet e gjyqtarëve alarmojnë ‘Drejtësinë’! Sadushi: Gjyqtarët të mbrohen!

9 Tetor 2023, 10:19| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 15:05

  • Share

Kërcënimi i dy prokurorëve dhe tre gjyqtarëve të apelit brenda një kohe të shkurtër duket se e ka kthyer vëmendjen tek siguria e zyrtarëve të drejtësisë. Nënkryetari i gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, kishte këtë apel, në mbledhjen e gjyqtarëve për votimin e tre anëtarëve të rinj të KLGJ-së.

"Kërkohet të reagohet në mënyrë koherente ndaj sulmeve të padrejta, të shumta e të vazhdueshme deri edhe në kërcënime që u bëhen gjyqtarëve për shkak të funksionit" tha Sokol Sadushi, nënkryetar i gjykatës së Lartë.

Edhe kandidatët nga gjykatat e shkallës së parë dhe apeli, në platformat e tyre, evidentuan si pikë të rëndësishme mbrojtjen e gjyqtarëve nga sulmet dhe presionet për shkak të detyrës.

Ndërkohë, nënkryetari i gjykatës së lartë, Sokol Sadushi, evidentoi sdisa problematika si sfida të hapura për Këshillin e Lartë Gjyqësor.

"Ka ende gjyqtarë në sistem, të cilët nuk kanë asnjë vlerësim etiko profesional, megjithëse kanë më shumë se një dekadë në detyrë; 40 magjistratët e diplomuar këtë vit janë ende të pa emëruar, ndërkohë që sistemi ka nevojë emergjente për to;  gjykatat kanë vështirësi në administrimin e buxhetit, për shkak të konceptit se çdo shpenzim duhet të miratohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, ndërkohë që një ndër kolonat e gjyqësorit të pavarur lidhet me vetadministrimin e buxhetit; trupa gjyqësore ndjen shqetësim për cenimin e standardeve të promovimit dhe ngritjes në detyrë mbi bazë merite" tha Sokol Sadushi, nënkryetar i Gjykatës së Lartë.

Kryetarja Naureda Llagami tha se në mandatin e parë KLGJ arriti të ndryshojë botëkuptimin i aktorëve të drejtësisë.

"Sot nuk janë më në llogore, shoqëria civile, avokatia, dhe aktorët e tjerë të sistemit" tha Naureda Llagami, kryetare e KLGj

Emona Muçi, me 133 vota, u zgjodh si anëtare e re në KLGJ, nga gjykatat e Apelit. Nga gjykatat e shkallës së parë në Tiranë u zgjodh Gentiana Mucaj me 114 votas ndërsa kandidat i vetëm nga gjykatat e shkallës së parë në rrethe ishte Markelian Koca.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?