Kledi Kadiu, pesë ditë tango në
Baletin e Romës

22 Prill 2013, 19:33| Përditesimi:

  • Share
ITALI - Nga 23 prilli deri më 28 prill Kledi Kadiu do të jetë protagonist i tangos bashkëkohore, duke kërcyer në teatrin "Vasciello" të Romës. Pas suksesit të korrur në "Rai5" edhe me edicionin e tretë të “Progetti di Danza” Kledi Kadiu kthehet si protagonist në "Contemporary Tango" të trupës së Baletit të Romës.

e

"Contemporary Tango", me regji e koreografi të Milena Zullos, muzikë të Astor Piazzollas vjen përmes një gjuhe bashkëkohore, Vepra përpiqet të rrëfejë një vallëzim: tangon sociale që gjithnjë e më shumë po përhapet në botë. Tangoja sociale e përjetuar jo vetëm si një vallëzim, me hapat e saj tipikë, por e aftë të përshkojë me muzikën e saj të gjitha kontinentet.


e

Vepra e krijuar nga kompania "Balletto di Roma" tregon përqafimin e tangos, brenda të cilit përmbushen nevojat, ëndrrat, dëshirat, një përqafim që secili shpreh duke e pasuruar me diçka tijën. E në këtë aspekt, është edhe më e vyer e më e veçantë pjesëmarrja e jashtëzakonshme e Kledi Kadiut, falë të cilit viriliteti që përmban ky lloj vallëzimi bëhet protagonist.


Marre nga Shqiptariiitalise.com

(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?