Kle dhe Elgit

Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzojnë sot dashurinë, zbulohen detaje nga përgatitjet e dasmës

4 Qershor 2023, 09:32| Përditesimi: 4 Qershor 2023, 09:40

  • Share

Moderatorja Klea Huta dhe këngëtari Elgit Doda do të kurorëzojë lidhjen e tyre disa vjeçare, pikërisht sot më 4 qershor, në ditëlindjen e tretë të djalit të tyre, Kridit.

Një nga dasmat e shumëpritura të këtij sezoni, ajo e Elgitit dhe Kleas do të mbahet sot në Livadh të Himarës, ku të ftuar do të jenë personazhe të njohur të showbizit dhe ekranit shqiptar.

Pak orë para ceremonisë martesore, Klea dhe Elgiti kanë ndarë një video nga përgatitjet që po bëhen në Livadh ku pritet të mbahet dasma magjepsëse ashtu siç çifti ka paralajmëruar se do të jetë.

Çifti ka bërë të ditur për publikun më parë datën e martesës që korrespondon në ditën e lindjes së djalit të tyre Krid, i cili sot mbush 3 vjeç, të cilin Klea e ka uruar përmes një postimi në Instagram ku i premton se do të jetë gjithmonë krah tij.

“Për ty sot, nesër dhe gjithë jetën. Gjithçka nesër do të jetë vetëm për ty. Kur të rritesh mami dhe babi të kanë lënë kujtimin më të bukur në jetë dhe nuk do të doja asgjë vetëm që të plakem bashkë me babin e ti shohim bashkë me ty ato momente. E paç jetën e gjatë dhe të ndritur drita e syve të mi”, ka shkruar Klea.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 04/06/2023 12:30

    Ju uroj jete te gjate ,te lumtur e besnikeri me njeri tjetrin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?