KLD s’e emëron,Beçaj kërkon 4.6
mln lekë nga pagat si gjyqtare

26 Nëntor 2017, 14:06| Përditesimi:

  • Share
Ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, kërkon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë 4.6 milionë lekë si kompensim për pagat si gjyqtare të drejtë që ajo e ka fituar me vendim gjykate, por KLD ende se ka emëruar në punë.

Është vetë KLD, e cila në mbledhjen e 17 nëntorit ka bërë me dije se nëpërmjet përmbaruesit privat dhe vendimit gjyqësorë Shpresa Beçaj ka kërkuar ekzekutimin e vendimit dhe vënien në sekuestro nga thesari të shifrës 4.6 milion lekë në llogarit e KLD-s.

Vetë ky Këshill e pranon se znj.Beçaj duhet të emërohet në sistemin e drejtësisë, por në debatet mes anëtarëve është argumentuar se KLD funksionon me dispozita tranzitore dhe s’ka fuqi për të emëruar gjyqtarë deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësorë. Kjo pagesë e kërkuar nga ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë i përket periudhës 10 tetor 2013 deri më 10 tetor 2017.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?