Tirana në derbi

Klasikja me Vllazninë, Refik Halili 'shkund' Tiranën! Najdovski mbyll sezonin para kohe, gati largimi

7 Maj, 11:13| Përditesimi: 7 Maj, 11:19

  • Share

Tirana dhe Vllaznia luajnë të mërkurë (nesër) në 16:00 për raundin e 35-të në Superligë. Dueli "Klasik" merr jetë në "Air Albania" dhe është i rëndësishëm për skuadrat.

Më së shumti Tirana kërkon fitoren pas humbjes në Laç edhe se pikët janë më vendimtare se kurrë në garën për "Final 4". Përpara ndeshjes presidenti i bardhebluve, Refik Halili ka "shkundur" ekipin duke zbritur në fushë dhe u folur lojtarëve.

Ndërkohë, Filip Najdovski, mbrojtësi i Tiranës ka pësuar një dëmtim në gju dhe ka mbyllur sezonin. I afruar te Tirana në 2020, mbrojtësi nuk ka rënë dakord për rinovimin e kontratës dhe është i larguar nga ekipi.

Statistikat/ Shifrat për Tirana - Vllaznia janë në favor të shkodranëve, që në kryeqytet kanë dy vite pa humbje. Më saktësisht në datën 14 maj 2022, ku Tirana fitonte 3-1 falë golave të Seferit, Totres dhe Xhixhes. Që nga ajo periudhë, Vllaznia ka marrë 3 fitore në kryeqytet në 3 ndeshjet e zhvilluara për kampionat.

Duke numëruar këtu fitoret e sezonit të shkuar, ku kuqeblutë fitonin respektivisht me rezultatet 1-2 dhe 0-1 ndaj bardhebluve. Edhe ndeshja e këtij kampionati në "Selman Stërmasi" foli për Vllazninë 0-1, me golin e Balajt nga penalltia.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?