Sport

Klasikja e Shqipërisë, Vllaznia i druhet Tiranës! Brdaric: Ndeshje e madhe, po udhëheqin kampionatin

29 Tetor 2021, 14:40| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 15:12

  • Share

Futbolli shqitar të shtunën do përjetojë një ndeshje historike siç është ajo mes Vllaznisë dhe Tiranës, këtë herë e vlefshme për javën e 7 të Superligës. Situata në dy kampet është e ndryshme, pasi Vllaznia vjen pas humbjes me Kukësin, ndërsa Tirana pas fitores në derbi me Tiranën, që i dha edhe kryesimin e kampionatit.

“Mendoj që gëzimi është i pranishëm, por euforia na dëmton kështu që nuk duhet të jemi. Kemi patur pak ditë në dipsoizicion për të përgatitur ndeshjen, ndryshe nga kundërshtari që ka patur më shumë. Por doja të theksoja që nuk ka eufori tek ne sepse dëmton dhe jemi vetëm në fillim të kampionatit,”-deklaron Orges Shehi, trajner i Tiranës.

“Normalisht që kundër Vllaznisë është ndeshje e fortë. Është një ekip i mirë, por ne do shohim veten tonë se si paraqitemi. Në fund do japim maksimumin për fitore,”-tha Ardit Toli, futbollist i Tiranës.

Klasikja e Shqipërisë gjithmonë ka dhuruar emocione dhe rezultate suprizë, por te Vllaznia i druhen momentit të mirë që po kalojnë bardheblutë.

"Mendoj se është një ndeshje e veçantë dhe ne jemi përgatitur për këtë ndeshje të madhe. Do të luajmë kundër Tiranës e cila është një skuadër me përvojë dhe aktualisht udhëheq kampionatin. Duhet të japim më të mirën tonë që ndeshja të shkojë pozitivisht për ne,"-u shpreh Thomas Bradric, trajner i Vllaznisë.

Vllaznia-Tirana do të luhet në orën 16:45, ndërsa ndeshja tjetër e ditës së shtunë është mes Laçit dhe Skënderbeut.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?